Inter kalon Getafen, Junajtid ‘stërvitore’ me austriakët

Europa League: Në Gjermani: Inter-Getafe 2-0. Në Angli: Mançester Junajtid- LASK 2-1 (e vajtjes 5-0).

Në stadiumin e Shalkes në Gjermani, interi dhe Getafe në takimin e vetëm për të kaluar në çerekfinale.

Skuadra e Kontes kaloi përpara në të 33 minutë ndërsa Lukaku realizon një gol manual. Bastoni jep një pasim milimetrik vrapim force i belgut dhe goditje fatale për portierin Soria.

Në pjesën e dytë Getafe mund të kishte barazuar shifrat përmes një penalltie të shkaktuar nga Godin e të humbur nga Molina (topi del jashtë).

Mës pas në lojë Eriksen, kampioni danez që një Zot e di se pse Konte e lë jashtë edhe kur luhen ndeshje aq deçizive. Ish- mesfushori i Totenhem pa kaluar 2 minuta nga aktivizmi pason në të djathtë dhe merr një top të kthyer nga mbrojtja madrilene. Numri 24 godet shpejt dhe 2-0 (83′).

Në takimin tjetër atë mes Mançester Junajtid dhe LASK Linz, gjithëçka ishte vulosur në të vajtjes teksa ‘djajtë’ kishin fituar në Austri 0-5. Megjithatë skuadra e Solskjaer pasi pësoi një gol në pjesën e dytë, gjeti forca dhe me Lingard e Marcial, përmbysi në 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!