Inter, ofertë e çmendur për Mesin
Lionel Mesi do të marrë një ofertë prej 235 milion paund nga Interi.
Në Itali thuhet se po përgatisin një ofertë masive të kontratës në një përpjekje për të joshur Lionel Mesin për tu zhvendosur në ‘San Siro’.
Superylli i Barcelonës nuk është akoma dakord për një marrëveshje të re me kampionët spanjollë ndërsa vitin e ardhëshëm kampioni do të ketë mundësi të largohet falas.
Mesi ka luajtur tërë karrierën e tij profesionale në ‘Nou Camp’ me Barcelonën dhe gjithnjë ka deklaruar se ndihet i lumtur duke shtuar se do luajë me blagranët deri sa të mbyllë karrierën.
Por për herë të parë, ka qarkulluar lajmi nga Barcelona, se argjentinasi më në fund mund të vendosë të provojë diku tjetër.
Shkas bëhën mosmarrëveshjet e fundit mes Mesit dhe disa prej drejtuesëve katalanas përfshi këtu dhe trajnerin Setien.