FSHF: Të ndjekim shembullin e Francës!
Si argument, FSHF, përdor shembullin e Francës, e cila, ndonëse i ndërpreu kampionatet për shkak të pandemisë me Covid-19, i hapi dyert e stadiumeve për tifozët në një numër të kufizuar, si për Kupën e Francës një javë më parë, ashtu edhe dje, për Kupën e Ligës.
“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin Air Albania.
FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës,” thuhet në kërkesën e FSHF-së, e cila është botuar edhe në faqet e saj në internet.