Pelegrini te Betis, kinezët e joshin me lekë

Një klub kinez, raportohet nga mediat spanjole, se i ka ofruar një kontratë të artë trajnerit Manuel Pelegrini, i cili sapo është emëruar në stolin e Betis. 67-vjeçari kilen, gjithnjë sipas burimeve anduluziane, është duke e studiuar ofertën kineze.

I emëruar në fillim të korrikut në stolin e Betis, a do të jetë Manuel Pelegrini në stolin e skuadrës nga Sevija në fillimin e sezonit të ri?

Informacioni i zbuluar në programin e “Radio Nacional de España”, ka hedhur dyshime në mendjet e tifozëve të Betis. Pelegrini ka marrë një ofertë të madhe nga një klub kinez dhe të afërt pranë trajnerit kilen, janë shprehur se ai do ta studionte atë.

Antonio Kordon, drejtori i ri sportiv i Betis, ka propozuar emrin e Zhordi Kryjfit në klub në rast largimi të Pelegrinit. Por kjo është ende larg, duhet pritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!