Peskara dhe Memushaj makthi i javës së fundit…

Po luhet këto momente java e fundit në Seria B të Italisë. Peskara e Memushajt rrezikon seriozisht të mbetet në zonën “play-out”. “Delfinët” po luajnë ndaj Kievo Veronës, e cila kërkon fitoren për të ruajtur zonën e ‘play-off”.

Nga ana tjetër, duket se fati i skuadrës ‘adriatika’, varet dhe nga rezultati i duelit Venecia-Peruxhia ( 45′, 1-0), por dhe nga Askoli-Benevento (0-3 pjesa e parë). Nëse ndeshjet mbyllën kështu, Peskara parakalon Peruxhian dhe shpëton matematikisht.

Ledian Memushaj, futbollistit kuqezi, nga 2014-15 e deri sot, hiq një edicion te Benevento, e ka lidhur karrierën me Peskarën në Seria B. Për momentin skuadrat e Kievos dhe Peskarës me vlonjatin në fushë, janë në shifrat 0-0… vijon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!