Bruno Dita, tashmë tetovar i Shkëndijës…

Kryeqytetasi Bruno Dita është futbollisti më i ri Shkëndijës së Tetovës. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi tetovar nëpërmjet publikimeve në faqet e saj sociale.

Edhe pse përflitej më herët, pas ndeshjes ndaj Partizanit, futbollisti “xhol” i trajnerit Daja, i dha një lamtumirë prekëse tifozëve korçarë, si dhe shokëve të tij të Skënderbeut, duke mos e fshehur destinacionin e tij të ri drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka nisur prej disa kohësh përgatitjet e saj për Europa League, mesfushori polivalent Bruno Dita është vënë në dispoziocion të trajnerit Gjoka dhe po njihet me shokët e rinj të ekipit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!