Infantino nuk fle rehat, ka akuza…

Disa takime të tij sekrete me prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës, i sjellin telashe Infantinos.

“Po të jesh në majë, rrezikon”- thotë një proverb i vjetër. Ngjet edhe në sport, pasi mësohet se prokurorët zviceranë kanë nisur me disa procedura penale në ngarkim të presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino.

Shkak bëhen disa takime të tij sekrete me prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës.

Takimet në mes të shtetasit zviceran, Infantino dhe prokurorit, Mikael Lauber, janë realizuar më 2016 dhe 2017, teksa prokurorët zviceranë kanë qenë duke kërkuar për vepra korrupsioni në FIFA, përfshirë mënyrën sesi Rusia dhe Katari kanë fituar të drejtën për të qenë organizatore e Kupës së Botës më 2018 dhe 2022.

Si Infantino, ashtu edhe Lauber, kanë mohuar akuzat paraprake. Mirëpo Stefan Keler, prokuror special, ka vënë re se mes Infantinos dhe Lauber, “ka shenja për sjellje kriminale”, ka thënë autoriteti zviceran që mbikëqyr Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Abuzimi i zyrës publike, shkelje e sekretit zyrtar, ndihmë në kundërvajtje dhe nxitje e këtyre veprimeve,” duket se janë disa nga shkeljet mes palëve.

Ndërkaq, Lauber ka ofruar dorëheqjen javën e kaluar, derisa dita e tij e fundit e punës do të jetë në fund të gushtit, ndërsa Infantino ishte rizgjedhur për mandatin e dytë si president i FIFA-s vitin e kaluar.

Bazë e mandatit ishin premtimet për pastrim të organizatës ‘kriminale’ të “ish”-it Blater.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!