Gega ‘blu’, pankina e Kukësit zyrtare

Pasi njoftoi mbylljen e marrëveshjes me Orges Shehin, klubi i Kukësit, ka zyrtarizuar Skënder Gegën si emrin e ri të pankinës verilindore. Me disa orvajtje të dështuara mes palëve, Skënder Gega më në fund bie dakort me projektin e ri të klubit nënkampion të vendit duke nënshkruar mbi të ‘bardhë’.

Gega tentoi karierën e teknikut në Jordani por pas përhapjes së pandemisë globale, palët u ndanë me mirëkuptim. Ish-trajneri kampion i Partizanit edicionin e kaluar, pritet të bëjë revolucion te Kukësi ku natyrshëm prioritet do të marrin idetë e tij.

ZYRTARE!

Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.

Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00.

Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!