Vardi pa Champions, fiton ‘Këpucën e Artë’

Nuk shënoi sot, por 33-vjeçari Xhimi Vardi është fituesi i “Këpucës së Artë” në Premier League për sezonin futbollistik 2019-20.

Sulmuesi i Leiçester arriti të depozitojë në 38 javë 23 topa në rrjetat kundërshtare, duke u bërë i pakapshëm për rivalët e tjerë.

‘Dhelpra’ numër 1, kaloi në këtë duel sulmuesit Abumejang, Sterling, Salah etj. Të gjithë futbollistë me cilësi të jashtëzakonshme përpara porte.

Gjithsesi ky sukses individual i Vardit dhe vijimësia e tij me shënimin e golave në kupat e Europës do të jetë vetëm në Europa League, pasi sot në ndeshjen e fundit, Leiçester u mund 0-2 nga Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!