UEFA me plan të ri për duelet europiane…

Ekipet tona Tirana, Kukësi, Laçi dhe Teuta do të përfaqësojnë Shqipërinë në kupat e europës për këtë sezon. Marrë të mirëqenë këtë fakt, në skenën ndërkombëtare, skuadrat tona edhe pse me një javë për tu luajtur të merkurën dhe një finale kupe në 2 gusht, janë duke menduar seriozisht për ndeshjet kontinentale.

Ato, do të zhvillohen me protokolle speciale për shkak të pandemisë koronavirus e cila edhe pse ka pushtuar botën që në fillim të vitit, nuk ka fund…

Protokolli i UEFA parashikon testimin e të gjithë pjesëmarrësve, nga futbollistët, stafet por dhe ata që do të kujdesen për organizimin e ndeshjes.

Lojtarët dhe trajnerët janë të parët me rëndësi, në grupin e dytë janë zyrtarët, dhe më pas në grupin e tretë të gjithë personat që do të kujdesen për organizimin. Kuptohet pasi ata nuk kanë kontakt me dy grupet e para.

Por pyetja që bëhët këto momente është se çfarë ngjet nëse një lojtar rezulton pozitiv për koronavirus? A shkon i gjithë skuadra në izolim?

Përgjigja duket sublime: Vetëm lojtari pozitiv shkon në izolim. Ata të testuar negativ kanë të drejtë të luajnë. Lojtari i infektuar trajtohet si i dëmtuar, dhe është plotësisht i izoluar nga ekipi (madje nuk shkon në stërvitje, nuk udhëton me ekipin, nuk ka kontakte me askënd në ekip).

Udhëtimi, i cili zhvillohet nën protokolle speciale, gjithashtu mund të jetë një problem, dhe UEFA po përgatitet për një skenar që do t’i përshtatet dy skuadrave, të cilat do luajnë me njëra-tjetrën. Një fushë neutrale në mes dy vendeve është një opsion, duke patur parasysh që UEFA ka zyrtarizuar vetëm një ndeshje në kualifikuese.

Ndërkaq, UEFA pritet të dalë me një deklaratë zyrtare se si do të organizohen dhe luhen ndeshjet e edicionit të ri kualifikues të kupave të europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!