Vjen zyrtarizimi, Liverpul prek ‘qiellin’
Liverpul edhe pse kishte javë të tëra që kishte fituar matematikisht titullin në Premier League, vetëm pas ndeshjes së fundit sezonale në shtëpi, ka arritur të ngrejë në qiell titullin e 19-të në histori.
Ishte kapiteni Xhordan Henderson i ‘Reds’, teksa me petkun e kapitenit, ngriti lart trofeun, i cili kishte munguar në ‘Anfield Road’ prej 30 viteve.
Edhe Xherdan Shaqiri, ndonëse nuk është preferuar këtë edicion nga Klop u shpall kampion me liverpulaisit e kuq duke firmosur në një mënyrë një copëz shqiptarizmi te kampionët e rinj.
Në qiell të ‘shtatë’ dhe Jurgen Klop kur bëhët fjalë për këtë arritje të përmasave mjaft të larta. Gjermani festoi me të gjithë dhe futbollistët që u përgëzuan një e nga një nga kampioni ‘doiç’.
Në sfidën me Çelsin, Liverpul fitoi 5-3, ndërsa fishekzjarret e tifozëve të skuadrës vendase nuk u ndalen asnjë çast. Edhe pse vinin nga jashtë impiantit. Liverpul kampioni zyrtar i Premier League 2019-20.
🔴 #YNWA 🔴#LFCchampions pic.twitter.com/JYilMHpK6p
— Liverpool FC (Premier League Champions 🏆) (@LFC) July 23, 2020
