Pas 5 muajsh, të shtunën nis futbolli në Kinë

Kampionati kinez i futbollit është gati të fillojë të shtunën e 25 korrikut, me pesë muaj me vonesë për shkak të epidemisë Covid-19. Ai do të nisë me dyer të mbyllura, pas një fushate masive provash me të gjithë protagonistët e saj, ku asnjëri të testuarve nuk ka rezultuar pozitiv.
“Janë bërë 1.870 prova, duke përfshirë lojtarët dhe anëtarët e stafeve teknie të klubeve dhe të gjithë ata ishin negative”, ka deklaruar Federata Kineze e Futbollit (CSL). Gjatë ndalesës së Super League, e cila duhej të niste në 22 shkurt, çdo lojtar është testuar një herë në javë.
Për fillimin e kampionatit të Super League, 16 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në dy grupe dhe do të luajnë vetëm në dy qytete: në qytetin portual Dalian (në veri-lindje) dhe qytetin Suzhou (lindje) pranë Shangait, me një protokoll shumë të rreptë kontrolli.