Tirana, kampione e edicionit të 81-të në Superiore…
Kategoria Superiore, java e 34-t:
Vllaznia-Kukësi 1-0 (Adili 86′), Teuta-Partizani 0-0
Një gol i Adilit 4 minuta nga fundi i ndeshjes Vllaznia- Kukësi, ka mjaftuar që përpos tri pikëve të Vllaznisë, ka sherbyer për të nxjerrë matematikisht Tiranën kampione të vendit. Për herë të 25-të.
Një titull tërësisht i merituar dhe kërkuar me sakrificë të madhe sportive e organizative në këtë përvjetor të 100-të të klubit bardheblu.
Sot në ‘Loro Boriçi‘, Vllaznia u shfaq mjaft kërkuese ndaj një Kukësi të dëshpëruar dhe konfuz para portës së Sherrit. Pas disa rasteve në të dyja portat, në të 86’-n, Adili shënon golin e vetëm të takimit për Vllazninë.
Në ‘Niko Dovana’ një tjetër ndeshje e luftuar mes Teutës dhe Partizanit. Ndonëse vendasit e kishin siguruar Europën nga statusi i ri finalist i Kupës së Shqipërisë, sërish në fushë skuadra ruajti balancat dhe ndali Partizanin në ndeshjen e fundit të tij për të shpresuar te një biletë kontinentale.
Në fund shifrat 0-0, praktikisht shkojnë në favor të Teutës. Partizani dy javë nga fundi duket se mbyll një edicion zhgënjyes.