Kastrioti-Apolonia, finalja në Elbasan…

Kastrioti kampion i Grupit A dhe Apolonia e Grupit B, do të përballen më datë 22 korrik në “Elbasan Arena” (19:00), për të vendosur se kush do të jetë kampionia e Kategorisë së Parë për edicionin 2019-20.

Skuadrat e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kategorinë Superiore për sezonin tjetër, ndërsa kjo ndeshje do të jetë nga ato takime statistikore e shoqëruar me trofeun përkatës.

Vitin e kaluar, Bylis mundi 3-1 Vllazninë në ‘Niko Dovana’, ndërsa këtë sezon në impiantin e qytetit të Durrësit, do të diskutohet trofeu i Kategorisë së Dytë, mes Tomorit dhe Vorës në 23 korrik në orën 17:30.

Të dyja ekipet janë fituese për grupet respektive dhe kanë siguruar një biletë për në Kategorinë e Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!