Ince zbulon Mançesterin e madh…

Ish-lojtari i Junajtid, Interit, Liverpulit dhe i kombëtares angleze, hedh dritë mbi lëvizjet e mundëshme të Mançester Junajtid këtë verë.

Në rolin e analistit, Paul Ince thotë, se e ardhmja e Junajtid vertitet te boshti Fernadesh-Sanço-Havertz.

Me dy ndeshje të mbetura për të luajtur në Premier, skuadra e Ole Gunar Solskjaer është në kërkim për vendin e katërt, që konvertohet në zonë Champions League. Sot skuadra luan në gjysmëfinale të FA Cup me Çelsin…

Ndërkohë, shefi norvegjez i Junajtid, Solskjaer, pritet të shpërndajë paratë këtë verë. Është Paul Ince, ish-futbollisti i Mançesterit, ai që llogarit se klubi duket në rrugën e duhur për t’u kthyer në forcë të parë në ishull. Madje zbulon edhe pëlqimet e fundit të menaxherit aktual.

Ajo që po shihni tani është një bërthamë e fortë. Por ka edhe disa tratativa në lidhje me pëlqimet e Zhadon Sanços dhe Kai Havertz. Mendoj se ëhtë koha emocionuese për Junajtid’, tha Ince.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!