Formulë delikate, Turbina do fitoren në derbi…

Vëmendje maksimale te dueli i derbit të qarkut të Elbasanit, mes Turbinës së Cërrikut dhe Elbasanit.

Dje Kategoria e Parë, mbylli shumicën e ndeshjeve të javës, por sot në Grupin B, faza “play-out”, në program disa takime me vlerë sezonale.

Natyrisht vemendje maksimale te dueli i derbit të qarkut të Elbasanit, mes Turbinës së Cerrikut dhe Elbasanit. Në ‘Nexhip Trungu’ vendasit e Gjonit e kanë thuajse detyrim fitoren. Në kahun tjetër, edhe Elbasani i Lleshanakut kërkon vijimësinë pozitive, pasi më pas do të udhëtojnë drejt Shënkollit dhe mbyllin në ‘Elbasan Arena’ me Devollin.

Këta të fundit janë futur së fundi në vorbullen e rrëzimit. Do të jenë mysafirë në Fushë-Krujë, aty ku Iliria vendase e teknikut Fatmir Sala, pritet të kërkojë me ngulm tri pikët sezonale…

Sakaq, Shënkolli-Oriku luhet për statistikë. Vendasit i kanë dhënë lamtumirën Kategorisë së Parë. Të tri përballjet nisin nga ora 17:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!