Laçi ‘fluturon’ me Nuabuezen në Ballsh

Bardhezinjtë ‘firmosin’ Europën në Ballsh.

Kategoria Superiore, java e 34-t: Bylis-Laçi 0-3 (Nuabueze 26′ (p,75′, Rapo 45+1′)

Sfida e parë e ditës për javën e 34-t të Kategorisë Superiore, luajtur sot në ‘Adush Muça’ mes Bylis dhe Laçit, ka folur totalisht për kurbinasit e teknikut Armando Cungu.

Bylis, ndryshe nga ndeshjet e tjera me bardhezinjtë, sot vuajti në të gjithë repartet. Pa Peposhin dhe Goxhajn e pezulluar, vendasit e Dovedan nuk ia dolën të bëjnë pikë.

Aq më tepër që Xhixha dhe Lushkja në fund, ‘mishëruan’ nga fare pranë për gola të tjerë.

Laçi, shënon në të 26-tën me Nuabuezen nga pika e bardhë e penalltisë, pas një fauli të Ndrecës ndaj Deliut.

46′: Donald Rapo dyfishon për bardhezinjtë, pas asistimit të Ardit Deliut. Në kohen shtesë, Bylis godet shtyllën me Shkallën, por fraksioni i parë mbyllet 0-2 për kurbinasit.

Në të 75′ goditje e lirë nga krahu i majtë për miqtë. Harkon Deliu në zonë, aty ku Nuabueze kërcen me kokë, duke shënuar golin e tretë për Laçin dhe të 20-tin sezonal 0-3.

Bylis: Hidi, Hadroj, Janku, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Ujka, Murataj, Ntepe, Malçi, Mozone. Trajner: Veljko Dovedan

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu, Rapo, Deliu, A.Marku, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!