Shkëndija në ‘sulm’ vjen Doriev


Pak ditë më parë lajmëroi divorcin me Micin sot firmos me sulmuesin 24 vjeçar.

Shkëndija ka gati planin për tu ringritur në majë të futbollit maqedonas. Duket se me Gjokën në timon, klubi ka ndërmend të operojë me shpejtësi e të futet fuqishëm në merkato.

Ljupço Doriev është blerja e re e skuadrës tetovare e cila pas ndalimit të kampionatit u fotografua e treta. Sulmuesi sezonin e fundit u aktivizua me ekipin e Akademia Pandev, ndërsa zotëronte një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Fakt ky që e ka detyruar Shkëndijën të blejë shërbimet e 24-vjeçarit për 70 mijë euro.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon zyrtarizimin marrëveshjes me sulmuesin e krahut, Ljupço Doriev. Drejtuesit e klubit kanë mbyllur me sukses bisedimet me kryesinë e skuadrës Akademia Pandev, duke angazhuar 24 vjeçarin një vit para skadimit të kontratës me ekipin nga Strumica.

Doriev dhe Shkëndija kanë firmosur kontratë tre vjeçare dhe pas testeve mjekësore, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut menjëherë bashkohet me kuqezinjtë në seancat stërvitore.“, ndër të tjera klubi tetovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!