Pogradeci i dyti, Veleçiku thuajse i rrëzuar

Raportohet se pas ndeshjes ka patur dhunë në ‘Ismail Xhemali’ të Pukës. Ndërhyn FNSH-ja për të qetësuar situatën…

Kategoria e Parë zbriti sot në fushë për të dhënë verdikte finale apo për të shtruar rrugë drejt objektivëve sezonalë. Kështu në Grupin A faza “play-off”, Kastrioti me biletën për në Superiore mundi Erzenin 3-2, duke merituar në fund trofeun e fituesit të Grupit A.

Për zonën “play-out”, Veleçiku mbylli llogaritë, duke u rrëzuar thuajse plotësisht nga Kategoria. Edhe Tërbuni ndërlikon situatën, teksa barazon në shtëpi me Egnatian 1-1. Në fund pati një përplasje verbale mes stafeve dhe situata u agravua ndjeshëm. Forcat e rendit vendosën qetësi.

Ndërkaq beteja e zonës “play-off” në Grupin B mes Pogradecit dhe Lushnjës i shkoi skuadrës vendase, e cila fitoi 1-0.

Me këtë rezultat, Pogradeci do të luajë një takim shtesë me të dytën e grupit A, Besëlidhjen, për të përcaktuar dhe skuadrën që do të luajë një biletë për në Superiore me vendin e 8-të të Superiores.

Rezultatet sot:

Kastrioti- Erzeni 3-2

Korabi-Besëlidhja 1-1

Veleçiku- Burreli 0-0

Tërbuni-Egnatia 1-1

Pogradeci- Lushnja 1-0

Besa- Apolonia 3-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!