Gjilani rihap titullin në Ipko

Dy javë nga fundi, garë e fortë për titullin kampion në Ipko Superligën e Kosovës.

Sot në Gjilan, derbi numër 32 i shkoi Gjilanit të Gentian Mezanit. Dy gola nga Plaku dhe Shala i mjaftuan skuadrës udhëtuese në këtë derbi të ‘Anamoravës”.

Gjilani merr hak pasi ndeshja e kaluar ishte fituar nga Drita po me shifrat 0-2. Rezultat që rihap skenarë të rinj për titullin kampion në Ipko. Tashmë Drita udhëheq me një pikë më shumë se Gjilani i pozicionuar i dyti.

Humb një mundësi të mirë Ballkani për të kapur kreun teksa barazon në Suharekë me Prishtinën 2-2.

Klasifikimi i tri skuadrave të para: Drita 65 pikë, Gjilani 64, Ballkani 63.

Ndeshjet e javës së 31, dhanë këto rezultate:

Drenica- Vushtrria 2-1

Drita- Gjilani 0-2

Ballkani- Prishtina 2-2

Ferizaj-Dukagjini 0-4

Trepçia’89-Llapi 5-4

Flamurtari-Feronikeli 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!