Kampioni Shërle, i jep lamtumirë futbollit!

Kampioni i botës, Andre Shërle, i thotë mjaft futbollit! Mesfushori gjerman, që më së fundi është aktivizuar me skuadrën moskovite të Spartakut, ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij me futbollin e luajtur.

Këtë ai e bëri gjatë një interviste me “Der Spiegel”, në të cilën shpjegon arsyet që e çuan atë në këtë vendim mjaft të diskutueshëm për një futbollist 29-vjeçar: “Ideja ishte pjekur brenda meje për një kohë të gjatë dhe në fund vendosa.

Momentet e vështira ishin gjithnjë e më të shumta se ato të lumtura. Unë nuk kam më nevojë për duartrokitjet e publikut”, shpjegoi mesfushori Shërle, i cili ka shkëlqyer në radhët e Borusia Dortmund, por edhe në ishull me Çelsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!