Ish-Presidentja kroate Kitaroviç antëtare e IOC

Ajo u bë e famshme jo vetëm si Presidente e Kroacisë por dhe si një grua e fortë dhe elegante me terheqje sportive teksa ndiqte Kroacinë në botërorin ‘Rusi 2018’.

Në seancën e sotme të Asamblesë së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kolinda Grabar-Kitaroviç u zgjodh anëtare e organizatës që kryeson lëvizjen Olimpike. Ish-presidentja Kitarovië, u emërua për pozicionin nga Presidenti i IOC, Tomas Baç.

“Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ky nuk është vetëm suksesi im personal, por një vlerësim i të gjithë arritjeve të sportit kroat dhe rezultateve të shkëlqyera të sportistëve kroatë. Ata që përfaqësojnë atdheun tonë në botë si një komb me talente të mëdha dhe njerëz të zellshëm, të cilët vazhdimisht promovojnë parimet dhe vlerat e Lëvizjes Olimpike” ,-tha Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ajo mori 86 vota pro dhe tre vota kundër.

Në fjalimin e saj të parë si anëtare e IOC, ish-presidentja kroate theksoi se në të gjitha detyrat e saj të mëparshme, si në Kroaci, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, ajo mbështeti dhe mbrojti vlerat e një shpirti sportiv pozitiv dhe konkurrencës, miqësisë dhe Olimpizmit.

Grabar-Kitaroviç, theksoi rëndësinë e sportit në luftën kundër sfidave të reja me të cilat bota po lufton për momentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!