Kasijas rikthehet, këshilltar te Real Madridi

Pas lamtumirës të verës 2015, “gardiani” i portës, kampioni Iker Kasijas është gati të kthehet te Real Madrid. Kjo është bërë e ditur nga lajmi në internet i gazetës “Marca”.
Në të thuhet se ish-portieri, tashmë jashtë garës për karrigen presidenciale të Federatës Spanjolle të Futbollit, do të shërbejë si këshilltar i presidentit madrilen Florentino Perez.
Kasijas, 39 vjeç, është akoma i lidhur me Porton, portën e së cilit ai mbrojti së fundmi. Ish-portieri do të qëndrojë pranë klubit luzitanian deri më 1 gusht, ditën e finales së kupës kundër Benfikës.
Të nesërmen, Kasijas do t’i bashkohet skuadrës Florentino Perezit, i cili më pas do t’i besojë atij një detyrë në klubin, ku Iker luajti për shumë vite.
