Gledi Mici dhe Shkëndija, ndajnë rrugët…

Mbrojtësi i majtë Gledi Mici nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Shkëndijës për sezonin e ardhshëm. Lajmin e bën të ditur vetë klubi tetovar. Madje me rastin e ndërprerjes së bashkëpunimit, klubi e falenderon Micin për kontributin e dhënë në radhët e Shkëndijës.

29-vjeçari Gledi Mici, pasi ka startuar karrierën me Apoloninë, është aktivizuar edhe me skuadrat e Kamzës, Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut në Superioren shqiptare, para se në vitin 2018 të bashkohej me Shkëndijën e Tetovës .

Më tepër detaje do të mësohen në vijim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!