Dëmtimi i Kumbullës, lamtumirë Seria A

Mbrojtësi shqiptar i Veronës iu nënshtrua testeve dhe ekzaminimeve mjekësore pas probleme të shfaqura në ndeshjen Roma-Verona. 20-vjeçari kuqezi ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në muskujt biceps të kofshës së djathtë. Me shumë gjasa, sipas mjekëve specialistë, sezoni i tij ka përfunduar tashmë.

Lajm i keq për Veronën, Ajo ka humbur mbrojtësin Marash Kumbulla, si pasojë e një dëmtimi. Drejtuesi i mbrojtjes së trajnerit Ivan Juriç, pas 19 minutave lojë në ndeshjen kundër Romës, shfaqi një problem të muskujve dhe la fushën e lojës.

Ekzaminimi mjekësor ishte i pamëshirshëm: lëndim i shkallës së parë në muskujt e kofshës së djathtë. Klubi veronez ka deklaruar se, “koha e rikuperimit të dëmtimit aktualisht nuk është përcaktuar”.

I sigurtë është fakti se, kur kanë edhe dy javë deri në përfundim të Seri A, duket mjaft e vështirë që 20-vjeçarin kuqezi, Marash Kumbullën ta shohim në fushë për këtë sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!