Çelsi histori e mbyllur, tani mendon Romën

Si një profesionist i vërtetë, Pedro Rodriguez po vazhdon të japë gjithçka për fanelën që do të veshë deri në fund të sezonit. Sulmuesi spanjol i ka premtuar stafit teknik të Çelsit që të mos flasë për Romën.
Për derisa ndodhet në Londër: asnjë intervistë për aventurën e tij të rradhës, asnjë pëlqim apo ndjekje në mediat sociale në klubit verdhekuq ose (përveç mikut të tij Zapakosta ), as vizita sekrete në Romë për të “studiuar” qytetin e ri që do ta presë atë për të paktën dy vjet.
Sidoqoftë, është logjike që Pedro të jetë i ngazëllyer nga aventura e tij e re, e cila do të nisë në javët e ardhshme. Kjo është edhe arsyeja, që ai u ka dhënë të besuarve të tij një mandat, që t’i gjejnë një shtëpi, ose më saktë një vilë të përshtatshme për të dhe të fejuarën e tij Patricia Magana, e cila tashmë e ka bërë një inspektim në kryeqytetin italian.
Pedro vazhdon të stërvitet, me një profesionalizëm të madh në qendrën sportive Çelsit, pa marrë parasysh aktivizimet e tij në ndeshjet e Premier. Në fakt, Lampard e ka përdorur atë vetëm një minutë kundër Mançester Sitit dhe 12 minuta kundër Leicesterit në kupë.
Pedro nuk ka qenë pjesë e Çelsit as kundër Uest Hem dhe Shefild Junajtid dhe duke e lënë atë në pankinë kundër Uatford, Kristal Palas dhe Noruiç.
Pedro, me gjasa nuk do të zbresë në fushë edhe në dy ndeshjet e fundit kundër Liverpul dhe Uolverhempton. Me pak fjalë, aventura e tij te Çelsin ka mbaruar, Pedro mezi pret të largohet nga Londra për në Romë.