Teuta magjeps në shtëpi, shkon në finale të Kupës

Gjysmëfinalja e Kupës në ‘Niko Dovana’: Teuta-Kukësi 2-1 (0-0) (Kapllani 73′, R. Hoxha 83’/ Rroca 49′)

Teuta-Kukësi në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së 68-të të Shqipërisë. Vendimtare sfida në kërkim të finales. Teuta sikurse Kukësi, kanë hedhur formacionet më të mirë, duke treguar se e duan fort finalen e 2 gushtit.

Pas një pjese të parë me disa mundesi për Teutën, starti i se dytës sjell golin e Rroces për miqtë. Aksioni nga e majta me topin që mbërrin te numri 10 verilindor teksa godet thuajse mbi vijën e zonës për në të djathtë të Frashërit.

Nuk dekurajohet Teuta, e cila dy herë, me Kapllanain në të 73′ dhe Hoxhën në të 83′ shënon për 2-1. Martini sapo kishte hedhur në fushë 19 vjeçarin Dejvid Kapllani i cili me një gjuajtje të kalibdruar nga jashtë zone lë pa lëvizur Xhikën.

Kryevepra tjetër erdhi pas një goditje dënimi 7 minuta nga fundi. Kallaku ekzekuton për mrekulli dhe rustëm Hoxha me kokë depoziton në rrjetë.Teuta në finale, në 2 gusht e pret Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!