Roma, zyrtarizon largimin e drejtorit Petraki

Pas pezullimit një mujor, Roma ka zyrtarizuar largimin nga detyra të drejtorit sportiv të skuadrës, Xhianluka Petraki. Klubi roman detyrat e drejtorit tashmë i ka transferuar në duart e Guido Fiengës, i cili do të bëjë ndërlidhjen me ekipin dhe trajnerin, ndërkohë fuqitë ekzekutive tani do t’i kalojnë Morgan de Sanktis.

Ish-drejtori Petraki, i cili verën e shkuar u transferua nga Torino për në Romë, ende ka një kontratë me Romën, të vlefshme edhe për dy sezone të tjera. Duke mos arritur një marrëveshje për pagën e shkëputjes, çështja tani do të zgjidhet para një gjykatësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!