“Covid-19? Të gjithë kemi humbur diçka”

Karl-Heinz Rumenige, drejtori ekzekutiv i Bayern Mynih, ka folur për “France Football” për ngjarjet e futbollit gjerman, duke u përqëndruar te ekipi i tij.

“Pasojat e Covid-19 do të ndjehen edhe sezonin e ardhshëm. Të gjithë kemi humbur diçka, problemi është se askush nuk e di se sa kohë do të jetë e nevojshme të luajmë pa tifozët. Shpresoj të paktën që në fund të vitit, tifozët të mund të rikthehen. Unë mendoj se nuk ka gjasa tashmë që më 18 shtator (data e fillimit të Bundesligës 2020/21) ata të jenë në stadiume”.

Tregu? “Si gjithë të tjerët, ne do të përpiqemi të bëjmë diçka me shumë kujdes. Duhet ta përmirësojmë ekipin me talente, me yje. Ne i kryejmë zgjedhjet tona me tri parime: solidaritet, qëndrueshmëri dhe seriozitet. UEFA ka marrë një vendim të mençur për të zgjatur kohën e transferimit të lojtarëve deri më 6 tetor.”

Edhe një mendim për lojtarët francezë nga Rumenige: “Më pëlqejnë futbollistët e rinj francezë. Ata janë të përgatitur dhe kanë një teknikë të mirë. Kur Ousmane Dembele ishte në Borusia Dortmund më pëlqente ta shikoja të luante…”.

Ndërsa për blerjen e re të bavarezëve, Tanguy Kouasi, shprehet: “Ai është një lojtar shumë interesant që kishte marrë disa propozime, veçanërisht nga Laipcig. Nga sa kuptojmë, ai nuk dëshironte ta zgjaste aventurën e tij me Paris SG dhe kur një talent i tillë planifikon të ardhmen e tij jashtë vendit, është logjike që një klub si Bayern Mynih të shprehë interesin e tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!