Juve ndalet, Atalanta e dyta…

Java e 33-të e Serie A prodhoi rezultate befasuese te kreu. Juventusi mundi të fitojë me Sasuolon. Bardhezinjtë, pasi udhëhoqën 2-0 në fillim të ndeshjes, e panë veten të humbur në 10 minutat e para të së dytës. Më pas bardhezinjtë arritin të shënonin me Sandron dhe të merrnin një pikë shprese për titullin e radhës kampion.
Edhe Lacio ecën turbull. Skuadra ‘çeleste’ nuk mundi të fitojë ndaj Udinezes, duke vazhduar të mos bindë në këtë fund sezoni. Ndaj Udinezes takimi përfundoi ashtu siç nisi, 0-0. Me Lacion që zbret në vend të tretë. Milan fiton 3-1 ndaj Parmës, duke treguar qëndrueshmëri. Pioli ka ditur të rikthejë Milanin pretendent me disa fitore radhazi, paçka se atij ia kanë përgatitur ‘biletën e kthimit’.
Shifrat, java e 33-të:
Pesë javë nga fundi, Juventus komandon me 77 pikë, 7 më shumë se Atalanta, e cila mban e vetme vendin e dytë.
Sasuolo-Juventus 3-3
Udineze- Lacio 0-0
Milan-Parma 3-1
Roma-Verona 2-1
Bolonja-Napoli 1-1
Sampdoria-Kaljari 3-0
Leçe-Fiorentina 1-3