Guardiola i kthen përgjigje Mout dhe Klop…

Mançester Siti do të jetë në gjendje të luajë kupat europiane. Vendimi i CAS në Lozanë, e ka rrëzuar atë të UEFA-s për shkeljet e pretenduara të “Fair Play” financiar. Pavarësisht se ndoshta të gjithë nuk janë të bindur apo të pajtohen.

Ndër më kritikët, Murinjo dhe Klop, të cilëve Pep Guardiola dëshiron t’iu përgjigjet. Sigurisht me një mjeshtëri dhe edukatë për t’u marrë shembull.

Guardiola:

Vendimi i tre gjyqtarëve të pavarur është i qartë. Ata të dy (Murinjo dhe Klop, redaktori) e dinë numrin tim të telefonit. Ata mund të më telefonojnë dhe unë do t’ua shpjegoj atyre. Për t’iu treguar se ne ishim të pastër.

Nëse ata duan të flasin, unë jam këtu, nuk është aspak problem. Por unë mendoj se nuk kemi pse të argumentojmë shumë, sepse vendimi ishte i qartë. Ka nga ata që kanë shkruar që gënjejmë, ose mashtrojmë. Nuk është ashtu. Ne ishim të pastër,”- tha Pep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!