Danezi Simon Kjaer, tani zyrtarisht “kuqezi”

Tani është zyrtare. Milani ka blerë Simon Kjaer nga Sevija. Mbrojtësi danez, që ka luajtur edhe për Romën dhe Palermon, ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022 me klubin e tij të ri.

Kuqezinjtë e bëjnë me dije lajmin, përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare: “AC Milan njofton se ka ushtruar mundësi për blerjen përfundimtare të kartonit të Simon Kjaer nga Sevija FC. Futbollisti danez ka nënshkruar një kontratë me klubin AC Milan deri më 30 qershor 2022”.

Eshtë ky një rinovim i rëndësishëm për Milanin, i angazhuar sonte në ndeshjen e ditës së 33-të të Serisë A, kundër Parmës. Kjaer, i cili mbërriti në Milano nga Atalanta në janar.

Pas një periudhe të karakterizuar nga ulje-ngritje, falë edhe dëmtimit të Musakios, u bë partneri i Romanjolit në qendër të mbrojtjes kuqezi të Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!