Anglia, më 27 korrik hap tregun e futbollit

Premier League ka përcaktuar data e tregut të futbollit për stinën e verës, i cili do të hapet më 27 korrik dhe do të mbyllet më 5 tetor.

Në varësi të miratimit nga FIFA, tregu i futbollit anglez do të hapet një ditë pas përfundimit të sezonit 2019-20 të Premier League dhe do të mbyllet 10 javë më vonë.

Transfertat midis klubeve Premier League nuk do të lejohen pas kësaj periudhe, por skuadrat elitare mund të tregtojnë me klubet inferiore.

Klubet “e vogla” pas 5 tetorit, për një dy javore, mund të kryejnë shitje, blerje dhe veçanërisht huazime me klubet e Premier League.

Ndërkohë, klubet e Premier League duhet ta përfundojnë biznesin e tyre përpara afatit të 6 tetorit të UEFA-s, kohë për regjistrimet në Champions League dhe Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!