Testi: Shkëndija e Tetovës, negative…

Maqedonia e Veriut ka qenë një prej vendeve tona fqinj, që me shfaqjen e pandemisë së koronavirusit, i ka ndërprerë kampionatet e futbollit, por edhe të gjitha veprimtaritë sportive.

Ndërkohë, skuadra e Shkëndijës së Tetovës, e cila do të marrë pjesë në sezonin e ri të Europa League, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, prej një jave ka nisur përgatitjet. Pas punës në Mavrovë, futbollistët kuqezinj janë kthyer në Tetovë, ku do të vazhdojnë programin e tyre stërvitor.

Gjithsesi, në respekt të protokollit shëndetësor, ata, por edhe i gjithë stafi drejtues i Shkëndijës i janë nënshktruar testeve anti-covid dhe kanë rezultuar negative.

“Lojtarët, stafi teknik dhe të punësuarit në klub rezultojnë negativë në testet për COVID-19. Kuqezinjtë pas kthimit nga Mavrova vijojnë stërvitjet në Tetovë.

Shkëndija i ka dhënë fund qëndrimit një javorë në Mavrovë dhe pas një dite të lirë futbollistët nga e marta kanë vazhduar seancat stërvitore në Tetovë. Në ndërkohë duke ndjekur rekomendimet e protokollit shëndetësorë të FFM-së për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, komplet skuadra kuqezi, stafi teknik dhe të punësuarit në klub u janë nënshtruar testeve për COVID-19. Për fat të mirë rezultatet janë negative, kështu që ekipi me formacion të plotë mund të vijojë aktivitetet e parapara për periudhën që pason”, shkruhet në njoftimin që klubi kuqezi i Tetovës ka bërë në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!