Drita del me pikë nga Prishtina, ngjitet Gjilani…

Ipko, java e 30: Prishtina-Drita 1-1, Gjilani- Drenica 2-0

Në ‘Fadil Vokrri’, skuadra vendase e Prishtinës nuk arriti të thyejë Dritën e Gjilanit, në një finale të parakohëshme për javën e 30-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Edhe pse Endrit Krasniqi shënoi për bardhekaltrit që në minutën e 6-të, skuadra mike e Nuhiut nuk u step për asnjë çast, duke insistuar përgjatë gjithë fraksionit të parë. Gjithsesi ishte dhe një herë ekipi i Dallkut me Oto Xhon në të 14- tën pranë golit të dytë.

Në të dytin, Drita pati më shumë inisitaivë me raste nga të dy kahet shkohet deri në minutën e 80-të. Aty ku Drita me anë të ish-futbollistit të Partizanit Astrit Fazliu barazoi shifrat në 1-1.

Pas kësaj jave Drita udhëheq e vetme me me 65 pikë, duke u afruar ndjeshëm me titullin kampion.

Ndërkaq ndeshja tjetër e ditës, Gjilani-Drenica e luajtur në 17:00 u mbyll 2-0 për vendasit e Gentian Mezanit. Vendi i dytë provizor i skuadrës tjetër gjilanase…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!