Vllaznia, për herë të 7-të kampione e Shqipërisë…

KF Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë për femra në futboll. Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.

Në një kohë, që titullin e kishte siguruar që në javën e parafundit, Vllaznia triumfoi edhe në ndeshjen përmbyllëse të sezonit, duke mposhtur Tirana AS me rezultatin 4-1 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të këtij takimi ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bici dhe ish-futbollisti i mirënjohur Sulejman Demollari, ata që i dorëzuan trofeun e kampionit Vllaznisë. Për t’u theksuar është fakti që skuadra e Vllaznisë për femra fiton titullin e shtatë kampion radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!