Pronarja: “Uilliams nuk është në shitje”

Ditët e fundit kanë qarkulluar zëra se Dmitry Mazepin, babai i shoferit aktual të Formula 2, Nikita, ishte i interesuar të blinte Uilliams. Sidoqoftë, vetë biznesmeni rus e ka mohuar, ndërkohë që Kleir, e bija e Frenk Uilliams, e mohon tani me forcë këtë mundësi.

“E kam dëgjuar këtë histori dhe i kam kushtuar pak vëmendje asaj. Unë nuk jam takuar me zotin Mazepin për të folur për këtë çështje. Ne patëm një bisedë të shkurtër në mesin e vitit të kaluar, por që atëherë nuk u takuam kurrë që të flisnim përsëri”, ka thënë Kleir Uilliams në faqen amerikane të internetit, “Motorsport.com”.

“Unë do të doja të isha shumë kategorike në këtë pikë: Uilliams nuk është në shitje, nuk kam asnjë qëllim t’i vendos pajisjet në shitje. Unë nuk shoh asnjë arsye për ta bërë atë”, ka shtuar pronarja e skuderisë britanike e vendosur në fjalët e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!