Kotobelli: ‘Kukësi synon Kupën, nuk dorëzohemi për…’

“Nëse trofeu i madh mund të mos arrihet pasi nuk varet më nga ne, te Kupa duam të shkojmë deri në fund.”

Tirana, Teuta, Partizani, Flamurtari, Kukësi. E çfarë do të donte më tepër një futbollist shqiptar nga kampionati i vendit të tij, teksa aktivizohet me skuadrat elitë.

Ky është lojtari i Kukësit, Blerim Kotobelli. 27-vjeçari i linjës së majtë, shpesh në rolin e futbollistit ‘xhol’, me asistime për sulmuesit verilindorë, ka krijuar tashmë fizionominë e një futbollisti të kompletuar.

Beson te titulli, vlerëson Tetutën, kundërshtarin e radhës dhe i druhet përhapjes së COVID-19, pas rasteve te Partizani. Në fund thotë se Kupa është prioriteti kyesor.

Atmosfera në skuadër?

Atmosfera është shumë pozitive sepse vimë pas një fitorjeje të madhe me Tiranën. Sigurisht po punojmë dhe mendojmë seriozisht për takimin e radhës.”

Titulli?

Do të jetë shumë e vështirë. Janë 6 pikë, të cilat në 4 javë të mbetura duken shumë. Urojmë të gabojë Tirana dhe ne të marrim pikët tona.”

Me Teutën si “ish”?

Sigurisht që mbetet speciale për mua. Teuta më ka dhënë shumë. Te ajo skuadër kam krijuar fizionominë time si një lojtar profesionist. Kujtime të bukura, por ne jemi profesionistë dhe në fushë luhet për të marrë më të mirën.”

COVID-19 te Partizani?

“Jemi vërtetë të shqetësuar. Rrezikohet jeta e njerëzve, kampionati vihet në pikëpyetje. Uroj të jetë rast sporadik. Ju uroj shërim të shpejtë fitbollistëve në fjalë.”

Kupa?

E duam me insistim atë. Nëse trofeu i madh mund të mos arrihet, pasi nuk varet më nga ne, te Kupa duam të shkojmë deri në fund.”

E ardhmja e Kotobellit?

Fillimisht ta mbyllim me trofe këtu te Kukësi. Grupi ka potenciale të mëdha. Në aspektin personal do vendos pas kompeticionëve aktuale. Do shoh me qetësi përpara…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!