Dinamo kërkon suksesin e radhës…

Zona play-out e Grupit A. Dinamo me shtëpi të re, ka optimizëm…

Është momenti Dinamo. Blutë në përpjekje për tu larguar përfundimisht nga rreziku i zonës së ftohtë, fituan takimin e kaluar me Egnatian (1-0) ndërsa këtë të shtunë do të udhëtojnë drejt ‘Liri Ballabanit’ në Burrel.

Prej ditësh, dinamovitët e teknikut Kamarata, kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e fundjavës, duke u stërvitur në terrenin e ri të klubit në Arbanë.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ekipi e ka spostuar stërvitjen në orarin e ndeshjes (17:30) në qendrën e saj stërvitore në Arbanë, për t’u përshtatur edhe me terrenin e fushës, i cili është me bar natyral.

Nuk do të jenë të gatshëm Niko Paterni dhe fantazisti Plarent Fejzaj pasi kanë plotësuar numrin 4 të kartonave të verdhë. Në transfertën matjane, Dinamo shkon me moral të lartë. E ndaluar humbja. Dinamo e di mirë këtë fakt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!