Pas Bobanit radha e Maldinit…

Të gjithë e panë mbrëmë fitoren e Milanit ndaj Juves me përmbysje 4-2… Skuadra e teknikut Pioli, pa kalon periudhën më të mirë sezonale dhe me gjasë, Milan do të jetë pjesë e kupave të europës.

Por edhe pse skuadra dhe drejtuesit po bëjnë mjaft mirë, në klubin e famshëm italian pritës zhvillime kolosale gjatë verës.

Kështu Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis u përpoq ta “blinte” Paolo Maldini me një pozicion të ri në këtë klub, por legjenda e Milanit mësohet se nuk ka pranuar dhe në fund të sezonit ai largohet nga shtatë herë kampionët e Europës.

Eksperti gjerman Ralf Rangnick, i cili pritet të marrë ‘çelsat’ e Milanit, do t’i jepen fuqi të mëdha vepruese dhe menaxhuese. Përveç punës stërvitore, do të jetë në krye të transferimeve të lojtarëve, kështu që roli i Paolo Maldinit është bërë i tepërt, ashtu si shoku i tij Zvonimir Boban që u largua pak muan më parë.

Boban dhe Maldini u bënë drejtorët sportivë dhe teknikë të klubit verën e kaluar dhe ishin në krye të politikave sportive të Milanit. Por kur Boban mësoi se Gazidis ishte duke negociuar pas shpine me Rangnick, kritikoi publikisht Gazidisin dhe më pas u pushua nga puna në mars.

Ndërkaq, pritet që Rangnick të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Milanin me pagë vjetore rreth pesë milion euro. Një nismë që ka zanafillen që nga 2018-ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!