Xhixhi Bufon, trajneri i së ardhmes bardhezi

Martina: “Ai e kupton futbollin dhe ka përvojën për të menaxhuar çdo situate në skuadër. Donaruma dhe Meret do të jenë portierët e kombëtares së Italisë”

Ish-portieri Silvano Martina, tani prokurator i Xhixhi Bufonit, ka folur në radio “Kiss Kiss Napoli”  për performancat e dy portierëve italianë, Meret dhe Perin:

“Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm. Unë një herë fola me Xhixhin për Meret dhe ai më tha që Aleks do të kishte rastin të bëhej një nga portierët më të mirë në Itali. Koha do të na tregojë gjithçka. Donaruma dhe Meret do të jenë portierët e kombëtares italiane të së ardhmes, mendoj se ata janë dy djemtë më premtues në futbollin italian tani për tani.

Perin, nga ana tjetër, është një siguri. Shkolla italiane e portierëve është gjithmonë një nga më të mirat në botë. E pashë Meret me të rinjtë e Udinezes disa kohë më parë dhe u mahnita shumë me mënyrën e tij për të mbrojtur portën”.

Duke u mbyllur me Bufon, i cili sapo ka kaluar Maldinin në renditjen për ndeshjet në Serinë A, menaxheri Martina, deklaroi: “Sipas mendimit tim, pasi Xhixhi të lerë futbollin duhet të fillojë trajningun. Ai e kupton shumë mirë futbollin dhe ka përvojën duhur që të menaxhojë çdo situate në skuadër”.

Te pankina e Juves? “Po, sipas meje, ai mund ta bëjë edhe këtë. Ajo që e bën atë të ndryshëm nga portierët e tjerë, është se Bufon e thjeshton gjithçka, kjo është dhuratë e natyrës së tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!