Java e 23-të, nuk gabojnë kryesuesit…

Gola të shumtë në ndeshjet e javës së 23-të në grupin A të kampionatit të Kategorisë së Dytë. Plot 24 në katër ndeshje, ku bie të sy takimi Klosi-Luzi, ku u shënuan 9 gola. Rendtijen e kryeson Vora me 53 pikë, e ndjekur nga Luzi me një pikë më pak.

Ja dhe rezultatet e arritura:

Grupi A

Sopoti-Spartaku 4-1

Tirana B-Vllaznia 2-1

Gramshi-Ada 4-0

Klosi-Luzi 2008 3-6

Në grupin B, skuadra beratase e Tomorit nuk gaboi. Ajo edhe pse në transfertë, arriti të fitonte 2-0 ndaj skuadrës delvinjote. Edhe Albpetroli dhe Maliqi arritën të fitonin, duke mos e ndryshuar gjendjen në tabelën e renditjes, ku Tomori kryeson me 3 pikë më tepër.

Ja përfundimet e arritura në ndeshjet e javës së 23-të:

Grupi B

Delvina-Tomori 0-2

Albpetrol-Skrapari 2-0

Memaliaj-Këlcyra 1-1

Gramozi-Maliqi 0-1

Përmeti-Butrinti 4-3

Selenica-Naftëtari 1-5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!