Adio Bayernit, “Dëshiron diçka ndryshe”!

Emri i Tiago Alkantarës është ndër më të njohurit deri tani në tregun e transferimeve. Mesfushori i Bayern Mynihut do të largohet në fund të sezonit. Konfirmimi erdhi edhe nga administratori Karl-Heinz Rumenige, i cili foli me “Bild” për të ardhmen e lojtarit.

“Eshtë një lojtar i shkëlqyeshëm, brenda dhe jashtë fushës,”– deklaron Rumenige për Tiago Alkantarën. “Ne e kemi trajtuar rinovimin e tij shumë seriozisht, i garantuam atij të gjitha kërkesat që kishte. Por duket se ai dëshiron diçka ndryshe, për t’i dhënë fund karrierës së tij. Nëse kjo është ajo që ai dëshiron, ne nuk do ta pengojmë”.

Sidoqoftë, Bayern Mynih nuk ka ndërmend ta privojë veten prej tij falas, shton Rumenige: “Ne nuk duam ta humbim atë me parametra zero. Asnjëherë nuk kemi patur kontakte për të me Liverpulin”. Mançester Siti dhe Juventus janë në mesin skuadrave të interesuara për shërbimet e mesfushorit Tiago Alkantara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!