Rekordi, VAR shton 21 minuta në Rusi

VAR-i nis të flasë me gjuhen e tij. Pro dhe kundër, teknollogjia po ecën. Ka raste që edhe ekzagjerohet me përdorimin apo mos përdorimin. Kur në mes futet koha, atëherë futbolli deformohet disi në trajtë…

Mbrëmë në Rusi u vendos rekord për sa i përket kohëzgjatjes së një ndeshjeje. Sfida e javës së 25-të në kampionatin rus të futbollit, mes Rostovit dhe Krasnodarit, shkoi deri në 111-të minuta.

E para sfidë që kalon kohën e rregullt me aq shumë minuta (21 minuta).

Gjatë ndeshjes, arbitri Vitalij Meshkov duhej të ndërpriste ndeshjen disa herë që të rishikonte pamjet te sistemi VAR.

Të dyja skuadrat luftojnë për zonën champions (play-off) ndërsa në minutën e 101-të, vendasit e Rostov arritën të balancojnë (1-1) përmes një penalltie të ardhur pikërisht nga VAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!