Martini: “Kupa, kënaqësi e madhe ta fitosh”

Trajneri i “djemve të detit” të Tetuës, Edi Martini, ka folur për mediat në prag duelit në Kupën e Shqipërisë. Si kurse dihet, nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, durrsakët do të jetë mysafirë përballë Kukësit. Tekniku shkodran e ka vlerësuar skuadrën verilindore si më të mirën në Shqipëri, por duke theksuar se nuk e ka frikë, madje e sfidon. Për më tepër ndiqni intervistën e tij…

Shorti? “Të them të drejtën, të tre skuadrat që mund të na binin ishin të vështira. Nuk kisha preferencë, por normalisht çdo skuadër që është në katërshe, është me meritë aty. Janë të gjitha skuadra të forta, nuk kisha preferenca, por e di që Kukësi është një skuadër favorite për këtë sezon. Megjithatë, ne shpresojmë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën”.

Ndeshja? “Ekipi ka forcën, ka kurajën, që është më kryesorja, ka dhe shpirtin e garës për t’u paraqitur në fushë sa më mirë të jetë e mundur. Ne e dimë që kemi përballë një skuadër shumë të fortë, për mua është ekipi më i mirë në Shqipëri, pavarësisht që ndodhet në vendin e dytë. Jemi të përgatitur dhe do të jetë një ndeshje shumë e forte”.

Orari? “Sakrifica që kanë bërë djemtë në këtë periudhë është shumë e madhe. Temperaturat në orën 17:45 janë jashtëzakonisht të larta. Është bërë zgjedhja e duhur, do të ketë ndeshje më të bukura dhe emocione më të mëdha. Kjo është në shërbim të lojtarëve dhe të ekipeve”.

Titullarët? “Nuk kam vendosur akoma. Në varësi të kundërshtarit ne përgatitemi edhe për ndeshjen. Kemi kohë edhe pak për të vendosur formacionin. Nuk do të ketë lëvizje të shumta, por diçka do të ketë”.

Sekreti? “Efektiviteti është dashuria dhe dëshira që djemtë kanë për futbollin, stërvitjen dhe për ekipin e Teutës. Djemtë janë në momentin e tyre më të mirë, janë të përqendruar maksimalisht. Dëshira e tyre për stërvitje dhe për punë”.

Kupa? “Kupa është një arsye më tepër dhe një kënaqësi më e madhe për të fituar një kupë. Të dy ekipet kanë dëshira ta fitojnë këtë Kupë. Do të jetë një lojë mjaft e fortë, e thashë që kemi përballë ekipin më të mirë në Shqipëri. E respektojmë maksimalisht, por nuk kemi frikë asnjë skuadër, kështu që mendojmë të përballemi denjësisht kundër tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!