Ndreca: “Jemi optimistë, duam finalen”

Bylis -Tirana mbledh rreth vetes nesër ‘sytë’ e gjithë dynjasë. Në orën 17:45 në Ballsh luhet gjysmëfinalja e vajtjes për Kupës së Shqipërisë. Në “Adush Muça”, skuadra e Dovedan do të ketë punë me formacionin e Egbosë. Ky i fundit me statusin e ishit…

Për ‘Sporti im.al’ ka folur Edison Ndreca: Pak çaste më parë kurbinasi njëri nga pikat më të forta të mallakastriotëve, zbuloi se Bylis i ka marrë të gjitha masat përgatitore për të zhvilluar një superndeshje.

Ndeshja me Tiranën për Kupë?

“Jemi të grumbulluar dhe klubi po ndjek një regjim kazerme strikt. Ne futbollistët jemi të gjithë optimistë se do luajmë një ndeshje shumë të mirë. Edhe pse temperaturat priten të jenë të larta.”

Mungesa?

Me sa jam në dijeni janë të gjithë në dispozicion. Kjo na lejon të besojmë më shumë te një rezultat i mirë. Nuk duam të pësojmë pasi ndeshjet vajtje-ardhje, janë me llogari”

Ndreca ka fituar një trofe të tillë. Ju ndihmon?

Është mjaft emociouese. Uroj ta fitoj edhe me Bylisin sikundër kam bërë me Laçin.”

Premio?

Nuk di të them.Ndoshta nesër mbase kur të mbarojë dueli i dy sfidave me Tiranën. Fillimisht duhet të mendojmë për ndeshjen.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!