Kola: “Tirana e meriton titullin, Egbo vendimtar”…

Në një intervistë për “RTV Ora” të gazetarit Altin Sulçe, ish-sulmuesi i Tiranës dhe Kombëtares kuqezi Agustin Kola i ka bërë një rezyme të plotë skuadrës së Tiranës.

Duke folur pa ‘thonjëza’, shpesh me doza mirënjohjeje për ecurinë e deritanishme të bardhebluve, Kola e sheh thuajse kampione Tiranën me Egbonë vendimtar në timon. E quan tironc të vjetër duke iu refruar dy dekadave të nigerianit në Shqipëri.

Nuk ka racizëm,‘- shpjegon Kola, teksa duket se i paraprin xhelozisë ndaj teknikut me profil portieri.

Tirana?

“Tirana vetëm malore ka parë këto kohët e fundit. Me ardhjen e Egbosë, ka merita shumë ai trajner. Ai është bërë edhe “tironc“, ju e dini ka 20 vite në Tiranë dhe ka luajtur për Tiranën.

Ka qenë shumë afër ekipit e njeh mentalitetin dhe lojën e ekipit. Ka merita. Është një punë e mirë te Tirana. Ka muaj që nuk është marrë fare me Federatën, sheh punën e vetë. Shoh ekipe që thonë e ka fajin Federata, e ka fajin ky apo ai.”

Trajner portierësh?

“E kam dëgjuar edhe herë të tjera. A është futbollist? A quhet lojtar? Më fal por portieri është pjesë e futbollit. Si portrier, si sulmues, si mbrojtës pjesë e futbollit janë. Tirana e meriton titullin kampion. Ka qenë ekip i organizuar. E nisi mirë, pati problemet e veta me ndërrimet e trajnerëve dhe tani arriti deri këtu.”

Kupat e Europës?

Unë them problemi i parë është kampionati. Me 99% mendoj Tirana e fiton titullin. Të mbarojë ky sezon, t’i japin një kënaqësi këtyre tifozëve. Lajmë gjynahet e atij kampionati që ramë nga kategoria në këtë jubile.

Partizani pas titullit që mori e lëshoi vetë kampionatin, kjo u pa që në fillim. Kukësi në këto pozita ka qenë gjithmonë. Vitet e fundit ka qenë në pozita të mira. Është ekip i organizuar, ekip që ka luajtur futboll.

Për Tiranën nuk diskutohet që ka meritë edhe presidenti Riti, sepse u bë vite që shpenzon për atë ekip. Celësi i Tiranës? Tirana sheh punën e vetë, mblidhet aty në grup, në familjen e vetë. Ne gjithmonë nuk jemi marrë me problemet e të tjerëve, kemi parë punën tonë.”

Me ardhjen e Egbosë ne kemi shumë lojtarë të huaj dhe gjetën një mbështetje te ai. Këtë e kam provuar edhe unë kur shkova te Tirana në 2009. Atë kohë kishim një Toni Pezo. E kishte sjellë kroati. Gjeja e parë që bëra, se e pashë të mërzitur, e mora dhe i thashë mua më ke njësoj si ai. I dhashë afrimitet. Egboja këtë ka bërë me këta lojtarë.

Ju e keni parë që këta lojtarë kanë ardhur, sepse unë s’jam rracist të them i zi, i kuq, i verdhë, i ka mbajtur afër dhe ata kanë dhënë më shumë te ekipi. Unë nuk shoh rracizëm në Shqipëri. Po të kishte rracizëm s’do i pranonim. Te Tirana asnjëherë nuk ka pasur, por jo vetëm aty edhe në Shqipëri nuk shoh rracizëm.”

Ka shumë talente në Shqipëri. Varet si i përzgjedh dhe kush i përzgjedh. Në përgjithësi ka shumë, shumë talente. Nëse Brazili mbahet për futbollista që luajnë futboll, në krahasim me popullsinë e Brazilit me tonën them që ne jemi më shumë se ata. Por këtu s’ka terrene. Duhen terrene sportive.”

Këshilla ime?

Për të qenë një futbollist i mirë duhet të bëheni njerëz të mirë. Ky është problem i parë që shoh. Ka talente, e thashë këtë, por llastohen. Të mbyllin gojën, të bëjnë stërvitje, të shohin para e të mos e kenë mendjen mbrapa“,- mbylli njëri nga sulmesit më të shquar të vitëve ’80-të, Agustin Kola. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!