Sane nënshkruan për Bajernin

Sulmuesi gjen akordin për 60 milon euro, Siti përfiton dhe 10% nga shitja. Nesër mbërrin në klub.

Fituan Bundesligën por te Bajreni i Mynihut nuk ndalen. Bavarezët duket se kanë gati goditjen e madhe. Të paktën kështu shpresojnë te kampi bavarez, aty ku thonë se Lëroi Sane ka firmosur një kontratë për 5 vite.

Është Bild që raporton lajmin me sulmuesin e Mançester Sitit i cili u mundua të bindë lojtarin por në fund u detyruan të pranojnë 50 milonët e klauzolës nga Bajerni.

Sane teksa kohë më parë lihej jashtë listës së kombëtares nga Joakim Lëv, tani do të jetë aty, në epiqendër. Sulmuesi vjen pas një dëmtimi të gjatë në gju. Me Sitin shënoi 39 gola në 135 takime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!