Pjaniç: “Barcelona, ëndërr për çdo lojtar”

Mesfushori Miralem Pjaniç, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtari i Barcelonës. Dhe për këtë ai është krenar:

“Eshtë një ëndërr e realizuar për mua. Jam i lumtur dhe krenar, jo vetëm për veten time, por edhe për prindërit e mi, madje dhe për tërë Bosnje-Hercegovinën. Unë kurrë nuk harroj se nga vij. Barça është një nga klubet më të mëdha në botë dhe të qenit pjesë e kësaj skuadre është një hap i madh për çdo lojtar”.

“Suksesi, – shton ish-mesfushori i Juventusit, në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit Boshnjak, – nuk vjen rastësisht. Vetëm me punë, mundin dhe besimin, mund të arrihet gjithçka në jetë. Dhe kjo është një provë. Por tani unë kam për të bërë punën time me Juventusin dhe jam i përqendruar për të. Pastaj do të vrapoj drejt “Camp Nou”-ut”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!