Teleteksti i mbrëmjes…

727: Starova nuk tërhiqet nga deklarata për Egbonë: ‘Kam thënë që do të marrë një trajner më të kualifikuar. Nuk të bën licenca trajner’-tha specialisti i njohur në televizionin ABC.

727: Gentian Muça kapiteni bardheblu, mbyll polemikat. Këtë mbrëmje tha se ‘kjo Tiranë është Tirana e Egbosë’.

727:Është goditur një nga zyrtarët e takimit Dinamo-Tërbuni. Barushi që menaxhon Dinamon vë shënjën te klubi mik.

727:Hysen Dedja vijon të fajsojë paraardhësin Jonuz. Skuadra që kam gjetur, nuk ka gjëndje fizike.

727: Benevento ngjitet në Seria A. Mbrëmjen e sotme kaloi 1-0 Juve Stabian duke siguruar 7 javë nga fundi ngjitjen rekord.

727:Northampton ngjitet në Ligë1 angleze pasi sot mundi në Uembli 4-0 Ekseter.

727: Valencia CF ka njoftuar: Albert Celades është shkarkuar sot nga drejtimi me efekt të menjëhershëm si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falënderojë publikisht të gjithë punën dhe përkushtimin e tij.

Drejtori i futbollit Valencia, Çezar Sançez, ka dhënë dorëheqjen sot nga klubi i Valencias në La Liga. Klubi në një komuikate e falenderon.

727:Në Premier League, Kristal Palasë u mund në shtëpi nga Bërnli 0-1 për javën e 32-të.

727: ‘Nike’ lançon topin e ri për sezonin 2020-21 në Premier Ligën angleze.

727:Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, drejtori Adibal dhe drejtues të tjerë katalanas, kanë vizituar sot shtëpinë e Kike Setien.

727: La Liga luajti sot një duel interesant në Madrid. Getafe kaloi 2-1 Real Sociedad dhe kercënon Seviljen për zonën Champions. Golin e miqëve e shënoi Adnan Januzaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!